“Historia nuk rishkruhet”, Thaçi pas kthimit nga Haga: Kosova të vendoset mbi dallimet partiake

schedule20:09 - 18 Korrik, 2020

schedule 20:09 - 18 Korrik, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur pas kthimit të tij nga Haga, ku u intervistua për katër ditë nga prokurorët në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një komunikim drejtuar qytetarëve kosovarë ai tha se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës.

Thaçi u shpreh se sakrifica për liri nuk mund të zhbëhet duke theksuar se historia e luftës Çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush.

Gjatë fjalës së tij Thaçi theksoi se sipas tij ky proces do të vulosë rolin e UÇK, ndërsa shtoi se Kosova duhet të vendoset mbi dallimet partiake.

Lexo edhe: Thaçi pas intervistimit në Hagë: Ju siguroj se do dal i pastër si loti nga ky proces

“Për shkaqe etike dhe kufizime ligjore nuk mund të hyj në detaje konkrete. Por nga ana tjetër nuk mund të mos ndaj asgjë me ju.

-Siç e kam thënë, historia e lavdishme e Luftës Çlirimtare nuk mund të rishkruhet nga askush. Sot them me bindje se kjo histori është vulosur me gjakun e një populli për liri.

-Ky proces i radhës është në vazhdën e 22 viteve të akuzave dhe shpifjeje. Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK.

 -Unë që ata fatin dhe nderin të kem rol në luftën e pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës, ndjehem sot më i bindur për vlerën e madhe të mundimit dhe sakrificës për të çuar deri në fund zbardhjen e saj”, tha Thaçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!