Historia motivuese: Çifti frymëzues që sfidoi kancerin në fillimet e lidhjes së tyre

schedule09:09 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:09 - 2 Tetor, 2020

Redon Xhyliu dhe Rezarta Kalemi janë një ndë çiftet frymëzues që sfidoi kancerin.

Të ftuar në ABC e Mëngjesit, ata treguar historinë e tyre të veçantë, që nga njohja dhe deri te kimioterapitë e Rezartës.

“Kam pasur unë një foto në Instagram që u bë si virale dhe nga shoqëria e përbashkët u takuam. Dhe më tha që nuk prisja të takoja”, u shpreh Redoni.

“Unë kam gati tetë muaj që kam mbaruar kurimin dhe nuk ishte një gjë e lehtë përsa i përket moshës. Edhe në marrë me Redin, pasi jam kuuar për 8 muaj në Francë. Lidhja jonë me sfida ka nisur pasi në fillim Redoni ka thyer dorën dhe unë lash punën për tu kujdesur.

Ishte e vështirë pasi ne ishim cift i ri vetëm 2 vjet dhe kishim ato pikëpyetjet pasi unë po ndryshoja edhe nga pamja e jashtme”, rrëfeu Rezarta.

“Nga 9 muaj që Rezarta ka qenë në Francë, unë kam qenë 5 herë atje. Ne u mësuam me sfida, nuk mendoj se mund të ketë sfidë më të madhe.”, shtoi Redoni.

“Ka qenë emocionuese, pasi Redi preu flokët me një grup të shoqërisë kur unë fillova kimiot”, u shpreh Rezi.

Ndërkohë më tej, ata folën edhe për pasionin për fotografinë, pasi Redoni ka mbaruar për pikturë, ndërkohë Rezarta ndonëse është pjesë e fushës së mjekësisë, ka qenë partneri që ia ka injektuar/

“Unë të paktën mundohem të bëjë foto në natyrë, kur shoh fotot para 3-4 vitesh mundohem të heq dritën artificiale”, tha Redoni.

Më tej për planet për zgjerimin e familjes çifti u shpreh:”Na duhet pak kohë edhe me periudhen e kurimit të Rezartës për një kurim. Nuk i bëjmë gjërat me plan edhe bashkëjetesën e kemi nisur pa plan, unë jetoja vetëm, ndërsa rezatya bvteëm dhe thamë pse mos të jetojmë në një shtëpi”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!