Historia emocionuese e qenit “mitik” në Shkodër, si e ndihmuan qytetarët për të rifilluar jetën e re në Kanada

schedule09:14 - 21 Nëntor, 2024

schedule 09:14 - 21 Nëntor, 2024

Kuqo është një ndër qentë më të famshëm në qytetin e Shkodrës. Ai prej vitesh qendronte në pedonalen e qytetit dhe përkëdhelej nga turistët dhe nga vendasit, por ka kaluar dhe shumë peripeci, pasi e kanë sulmuar dhe me thikë.

Mirëpo, Kuqo ka një histori shumë emocionuese, pasi dy qytetarë kanë vendosur ta shpëtojnë, sipërmarrësi Aldo Jana dhe themeluesja e Shoqatës së Kafshëve ‘Animals need me’.

Kjo e fundit e ka marrë me vete në Kanada, ku dhe jeton aktualisht qeni i famshëm.

“Kuqo ka qene qeni më i famshëm në qytetin tonë. Unë e kam njohur që në vitin 2014, që kur ishte hapur organizata. Unë nuk do ta kisha marrë Kuqon po mos të ishte helmuar dy herë. Ndryshe nga njerëzit, për qentë është shumë e lehtë për të shkuar në Kanada.

Kuqo ka kaluar shumë, edhe pse ka qenë një nga qentë më të dashur qoftë nga turistat dhe qytetarët shkodranë, ka pasur dhe shumë persona që e kanë sulmuar. Edhe kur im shoq ishte në Shkodër, anëtarët e organizatës ia dhanë me vete. Ai e ka pasur pak të vështirë përshtatjen tre muajt e parë, por nuk ka zgjidhje tjetër”, tregoi Oli për emisionin “ABC e Mëngjesit”./abcnews.al