Xhorxhina është një vajzë, e cila kur ishte adoleshente tentoi vetëvrasjen për shkak të bullizmit në shkollë.
Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhorxhina u shpreh se u hodh nga katërt i pallatit dhe i mbijetoi plagëve, teksa qëndroi 1 muaj në spital.
“Unë po shikoja veten time dhe kjo më tejmbushi. Ka qenë momenti kur unë kreva aktin. Këto fjalët e njerëzve janë thjesht kalimtare. Familja ime u mbyt në borxhe atëherë për shpenzimet e spitalit. Bullizmi është një nga problematikat më të mëdha në shoqëri. Nëna ime ka ndërhyrë kur dikush ka ushtruar dhunë fizike mbi mua në shkollë. Nëna ime erdhi në mënyrë të menjëhershme. Ka pasur persona që më kanë shprehur raste bullizmi.”, theksoi ajo ndër të tjera./abcnews.al

