Historia e veçanti e dashurisë 62-vjeçare, burri vdes 2 ditë pas gruas

schedule15:18 - 4 Maj, 2022

schedule 15:18 - 4 Maj, 2022

Një dashuri që zgjati më shumë se 60 vjet, ajo e Giuseppe Spica dhe Rosalia Fascella, me origjinë nga Caccamaco është një nga më të veçantat. Çifti vdiqën 2 ditë larg njëri-tjetrit në Bastiglia, në zonën e Modenës, ku kishin zgjedhur të jetonin vitet e fundit.

Giuseppe, i lindur në vitin 1923 ishte martuar me Rosalian e lindur në shtator 1927, në vitin 1959.

Ai ishte punëtor udhëtimi, ndërsa ajo shtëpiake. Palermo kishte qenë shtëpia e tyre, pastaj  15 vjet më parë kishin zgjedhur të transferoheshin në Bastiglia, për të qenë pranë djalit të tyre.

Më 28 prill Rosalia vdiq në gjumë duke e lënë Giuseppen vetëm.

Dy ditë më vonë burri u sëmur dhe ndërroi jetë.

Dy bashkëshortët që kishin jetuar së bashku për më shumë se 60 vjet u dërguan për në banesën e fundit në të njëjtën ditë.

Në ditën kur do bëhej varrimi i Rosalias Giuseppe vdiq.

Kështu djali i çiftit, Antonio vendosi të zhvendoste funeralin për të pasur një datë të përbashkët.

“Deri sa vdekja të na ndajë, as vdekja nuk ju ka ndarë.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!