Kaltrina Paçolli dhe Emir Hajdari janë një çift simpatik të dashuruarish nga Kosova. Ata janë njohur në një vend pune dhe Kaltrina i ka dedikuar djalit që i ka rrëmbyer zemrën plot tre libra.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi se librin e parë e ka shkruar gjatë kohës që ishin shokë dhe po njiheshin, ndërsa librin e dytë kur ishin tashmë zyrtarisht të dashuruar.
Kaltrina zbuloi se për librin e tretë “Kufoma e ardhshme” ishin ilustrimet e Emirit që i vunë “pikat mbi i”
“Emiri e ka ditur që unë shkruaj poezi dhe ky më pyeste hërë pas here ‘hë Kaltrina ke shkruar diçka të re?’. Por nuk e dinte që ishte për të. Kur u bënë shumë poezi, unë i thash që të dedikohen ty dhe u bë një libër.
Emiri është fjalë pak me karakter të butë. Edhe është tamam personi i ëndrrave të çdo femre.
Libri i dytë është një histori jete, nuk ka shumë lidhje me neve. Po aty u ndez romanca jonë. është një shkrim domethënës dhe ju që nuk i keni lexuar keni humbur shumë.
Libri i tretë duhet ta gërvishtës që të dali mesazhi. Karrierat tonë përshtaten mes tyre, por projekti ynë ‘Kufoma’, ka ardhur fillimisht duke e biseduar së bashku se si mund ta sjellë unë. Prandaj edhe Emiri e bëri punën e vetë në mënyrë të shkëlqyeshme, e ndërthuri në mënyrë të përsosur”, u shpreh Kaltrina.
“Në fillim i kam bërë një lloj skice të vogël që ja kam marr skicën pak më shumë, i ka pëlqyer”, tha Emiri.
“Unë kur e pash skicën, e dija që kishte diçka më shumë se skicat e tij se e dija që piktorët nuk bëjnë një vizatim ndryshe po nuk patën ndjenja”, shtoi Kaltrina./abcnews.al