Katër fëmijë brenda një viti është kjo historia e veçantë e çiftin shqiptar që jeton në Itali.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News Festim Kryeziu se bashku me bashkëshorten e tij Mile Kryeziu treguan emocione të veçanta që kanë përjetuar nga ardhja në jetë e fëmijëve. Çifti tregoi se vajza ka lindur e para, më pas Mila rrëfeu se është bërë më pas nënë e trinjakëve djem, Fisi, Froni dhe Flori, ndërsa vajza mban emrin e veçantë Tradita.
Çifti shqiptar ndanë emocione të veçantë dhe momente që kalojnë bashkë me fëmijët e tyre.
“Vajzën e kam lindur në Amerikë dhe bashkëshortin nuk e kam pasur afër, kemi qenë të ndarë. Jemi njohur gjatë pandemisë. Pas katër vitesh jemi bashkuar në Itali. Gjithmonë kam pasur dëshirë të kem shumë fëmijë dhe më është plotësuar dëshira. Jemi shumë të lumtur”, tregoi Mile Kryeziu.
/abcnews.al/