Për arkitektin dhe pedagogun e Arkitekturës, Saimir Kristo arkitektuarë kozmopolite e Tiranës, e bën atë një qytet unik. I ftuar në studion e ‘Pas Mesnatë’, Kristo tha se Tirana ka patur ndryshim,të madh dhe vitet e fundit sipas tij kanë qenë më dinamikë.
“Memoria historike, vlerat e një vendi burojnë nga brenda, në një qytet ku mund të dallosh jo vetëm ndryshimet por edhe mënyrën si qyteti i është përgjigjur ndryshimeve, është një nga vlerat më të mëdha të qyteteve të sotme. Na bëjnë të ndihemi të mirëpritur dhe të jemi shumë shpejt pjesë e tyre. Këtë vit Tirana është kryeqyteti i Mesdheut për kulturën dhe shkëmbimin e diversitetit, dialogut, është pikë e bukur për të menduar dhe për të kuptuar se Tirana nuk është vetëm e Adriatikut, por është e një territori më të gjërë. Një territor që ka sjellë shumë zhvillime, ka rrënjë të forta që burojnë nga ndryshimi, përvojat, eksperienca e përditshme e njerëze. Si rrjedhojë e kësaj është edhe arkitektura. Tirana ka patur ndryshim, vitet e fundit kanë qenë më dinamikë, duke parë lagjet e reja, që erdhën si fillim si nevojë për ndryshim apo ndryshimi i sistemit nga ai i I diktaturës, por edhe zhvillimi për zona më atraktive. Tirana i shpalos akoma këto faza të ndryshme, edhe pse duhet të jemi më të ndjeshëm për të ruajtur të kaluarën, për të gërshetuar, të shkuarën me të ardhmen.” -tha ai ndërsa shtoi se Tirana është krijuar si një qytet otoman.
“Tirana është krijuar si një qytet otoman në 1613, kur Suljeman Pash Bargjini zbriti nga fshati Shën Gjergjit, kaloi në atë që quhet sot rruga ‘Ali Demi’ dhe brenda saj gjejmë trasenë origjinale të rrugës së Shën Gjergjit, kaloi pjesën e urës së Tabakëve dhe pak më sipër diku pranë parlamentit, themeloi xhaminë e parë të qytetit, një furrë dhe një hamam. Dhe këto tre elementë u bënë si një lloj qendre e zonës. Kështu u formuan të tjera lagje në qytet, erdhën si rrjedhojë e të paturit të Tiranës si një pikë strategjike” tha ai./abcnews.al