Marc Marquez është piloti më i mirë në MotoGP prej vitesh. 27-vjeçari spanjoll u shpall për herë të gjashtë në karrierë kampion bote dhe skuaderia e tij ka vendosur ta shpërblejë.
Honda ka rinovuar kontratën me Marquez deri në vitin 2024. Piloti ka garuar gjithmonë për skuderinë japoneze dhe kjo gjë do të ndodhë edhe në 4 vitet e ardhshme.
“Jam shumë i lumtur të lajmëroj rinovimin me Honda Racing Corporation për katër vitet e ardhshme. Honda më ka dhënë mundësinë për të mbërritur në klasin MotoGP në vitin 2013. Kemi arritur suksese së bashku që në vitin e parë, jam i lumtur që do të vijoj të jem pjesë e familjes Honda“, thekson Marquez. /abcnews.al