Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Historia e rrallë e gruas së parë arkitekte në botë. Vjen në shqip romani i Melania Mazzucco

schedule10:24 - 5 Shkurt, 2025

schedule 10:24 - 5 Shkurt, 2025

“Arkitektja”, vjen në shqip romani historik. Autorja italiane Melania Mazzucco sjell gruan arkitekte në Romën e 1600-tës.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, shkrimtarja Melania Mazzuci, foli për romanin dhe rëndësinë e tij.

“Për këtë libër të ri ka qenë një gëzim i jashtëzakonshëm. Kur u publikua në Itali ishte epidemia e COVID dhe ka bërë një rrugëtim të mirë, duke i bërë shoqëri shumë italianëve. U lexua nga shumë njerëz dhe kjo më ka bërë të ndjehem mirë. Në roman tregohet për epideminë që goditi Romën, dhe e ka ndërtuar këtë histori, kishte edhe gjëra të njëjta, si ndryshimi i zhurmave qetësia e qytetit, është gjithçka që kemi përjetuar, ishte një efekt shumë i çuditshëm. Në njëfarë mënyre e kaluara kthehet. Historia i përket vitit 1600. Mendova pse të mos flas dhe të ndërtoj atë histori. Historia është një evolucion edhe për emancipimin e njerëzve”, tregoi ajo.



Ajo shpjegoi edhe përse ky libër duhet lexuar, duke u shprehur se gjithashtu i përket të tashmes, është një libër që të rrëmben.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!