Historia e pamundur e një çifti, u takuan, humbën kontaktet dhe u ribashkuan 30 vjet më vonë

schedule14:21 - 22 Shkurt, 2023

schedule 14:21 - 22 Shkurt, 2023

Një histori që duket si në filma është ajo e Kate dhe Ginder të cilët ranë në dashuri me shikim të parë, por jeta e tyre mori rrugë të ndryshme për dekada përpara se të ribashkoheshin.

Kate Pym ishte 17 vjeç kur u takua me 23-vjeçarin Guinder Behr nga Gjermania, i cili ishte në Britani për të përmirësuar anglishten e tij, shkruan BBC.

“Unë hyra në një lokal dhe pashë këtë djalë të mrekullueshëm,” kujton ajo sot nga takimi i tyre në 1989. Ajo nisi një bisedë me të riun, dhe vendosen që të takoheshin sërish.

Në kohët pa rrjete sociale, kur Ginder u nis për në Gjermani, ata mbanin kontakte me letra dhe disa vizita. Por ata gradualisht humbën kontaktin dhe Kate mori vendimin e vështirë për t’i dhënë fund romancës në distancë në 1991, megjithëse ata shkembyen letra edhe për dy vjet të tjera.

Ata të dy u martuan, Ginder vazhdoi të kishte tre fëmijë dhe u divorcuan në vitet në vijim.

Në nëntor 2020, Kate, teksa kërkonte stolitë për pemën e Krishtlindjes, gjeti letrat që kishte shkëmbyer me Ginder. Ajo i rilexoi të gjitha me radhë dhe u përpoq të gjente sërish dashurinë e saj të vjetër, jo e lehtë sepse nuk kishte as profil në rrjetet sociale.

Kur Ginder mori letrën e saj, ai mbeti i shtangur dhe e thirri menjëherë. Kate kujton kohën dhe ditën: 12:26 e mëngjesit të datës 22 nëntor 2020.

Çifti u bashkua sërish. Në janar 2021 ata u takuan dhe në dhjetor të të njëjtit vit u martuan në Bavari. Tani ata po përgatiten të jetojnë së bashku në Gjermani, më shumë se tre dekada pasi u takuan për herë të parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!