Liverpool tashmë është shpallur kampion i Premier League dhe më në fund tifozët e ‘’The Reds’’ nuk do iu duhet të presin dhe një vit tjetër për të parë ekipin e tyre të zemrës në majën e futbollit anglez. Ka patur dhe nga ata tifozë që kishin vendosur bast që djemtë e Klopp do të renditeshin në vendin e parë, madje dhe tifozë të Manchester United.
Rasti në fjalë është një fans i ‘’Djajve të Kuq’’, i cili kishte rrezikuar jo pak. Tony Hard, babai i tre fëmijëve, kishte vendosur bast të gjithë pasurinë e tij prej 55.000 mijë paund në triumfin e Liverpoolit. Pasi ata u shpallën kampionë muajin e kaluar, Hard tërhoqi paratë, 99 mijë paund, dhe u shpreh i lumtur për vendimin që kishte marrë.
‘’Liverpool në fillim të sezonit gjithmonë flitet se do ta fitojë titullin. Unë i zgjodha ata pas një debati të fortë. Nëse sezoni do të ishte anulluar do të kisha tërhequr mbrapsht paratë e mija, por diçka e tillë do të ishte jo e drejtë. Liverpool ishte shumë përpara dhe atyre iu duheshin vetëm gjashtë pikë’’, deklaroi tifozi, i cili tashmë po planifikon pushime larg Anglisë dhe pjesën tjetër të parave do t’i depozitojë në bankë. /abcnews.al