Historia e njohjes dhe marrëdhënia me CR7, rrëfehet Georgina Rodriguez

schedule13:38 - 22 Tetor, 2020

schedule 13:38 - 22 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Marrëdhënia e tyre është shumë mirë dhe shpesh herë ato ndajnë momente private të jetës së tyre në “Instagram”.

 

Modelja i është rikthyer dhe një herë tjetër historisë së tyre të njohjes në një intervistë për “Paris Match. “Ishte një dashuri me shikim të parë. U dashuruam me njëri tjetrin në një rrugë të Madridit, por nuk arritëm të flisnim nga emocionet. Pak kohë më vonë ai erdhi në butikun luksoz, ku unë punoja.

 

Fati na bashkoi sërish në një tjetër mbrëmje së bashku. Aty folëm për herë bashkë dhe pavarësisht njërëzve, ne u ndjemë pothuajse sikur ishim vetëm atje. Ne jemi shumë të lidhur dhe ai më mbron mua. Ronaldo është një bombë dhe sigurisht që për atë kanë simpati të gjithë femrat”, mbyll Georgina. /abcnews.al