Historia e Marjola Myrtollarit, gruaja që u masakrua nga bashkëshorti/ Motra: Fëmijët e vegjël, ende me trauma

schedule09:10 - 11 Janar, 2024

schedule 09:10 - 11 Janar, 2024

Një ngjarje e trisht është sjellë në vëmendje, në emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC. Motra e Marjola Myrtollarit, që u vra nga bashkëshorti, e pranishme në studion e ABC ka treguar kalvarin e gjatë të vuajtjeve nga sakrificave të motrës së saj, mungesës së mbështetjes dhe dhunës nga ana e bashkëshortit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 6 qershorit të vitit të kaluar, ku bashkëshorti, Aleko Myrtellari e ka goditur me thikë gruan e tij.

“Konflikti ka nisur për para, për shtëpinë me qira. Shkak i krimit xhelozia bashkëshorti supozonte se Marjola shpenzonte dhe nuk punonte. Motrën time e njohin të gjithë, në fshat mblidhnim lule dhe mbanim fëmijët. Shkonte në Greqi, kur vinte nuk sillte para. Kohët e fundit e kërcënonte motrën. Fjalët e tij ishin do të vras, do të vras fëmijët, do të vras vëllain. Unë kam bërë denoncim. Por motra i hiqte denoncimet sepse shprehej se fëmijët nuk i linte dot pa baba. E kam marrë në Tiranë i regjistrova fëmijët në Tiranë, i ka marrë dhe ka ikur në Korçë. Kur ka ndodhur, burri ka nxjerrë dy fëmijët e vegjël jashtë, mbyll dyert e kishte futur në dhomën e gjumit, nuk kishte lënë vend, duar pa i prerë, barkun pa i nxjerrë zorrët. Edhe mjekët janë habitur, ngjarje e rëndë. Dy ditë qëndroi në Korçë, më pas e kemi sjellë në Tiranë. Fëmijët, dy të vegjlit, janë shumë keq. Janë akoma me trauma, djali është me epilepsi”, ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo u shpreh se nuk ka marrë asnjë mbështetje nga autoritetet, dhe se po kërkon kujdestarinë e fëmijëve për t’u kujdesur.

“Të komunës më kanë thënë që pa marrë kujdestarinë nuk mund të ketë asnjë ndihmëse. Më kanë thënë që kujdestarinë mund ta marr tani, pas vitit të ri. Unë pres kujdestarinë që t’i lidh pensionin. Djali i vogël, vuan nga epilepsia dhe krizat e kapin në çdo kohë”, u shpreh ajo.

Në spitalin e Korçës më la amanet të kujdesesha për fëmijët e saj, pasi nga plagët e marra e dinte që do ta kishte të vështirë të mbijetonte.

“Në spitalin e Korçës erdhi Bashkia e Korçës, pasi donte të merrte fëmijët, por nuk i ka lënë. U tha që fëmijët do t’ja mbajë motra. Motra ka dalë zvarrë të hapë derën sepse nuk hapej nga jashtë. Fëmijët kanë parë të gjithë tmerrin”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/