Historia e “kapitenit” 7-vjeçar që ëndërron të udhëtojë në Mars

schedule11:12 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 11:12 - 25 Dhjetor, 2020

Një 7-vjeçar nga Uganda është bërë shumë i njohur në internet falë aftësive mbresëlënëse në aviacion. Graham Shema që ka marrë dhe pseudonimin ka fluturuar 3 herë si praktikant me një avion “Cessna 172” .

7-vjeçari thotë se ëndrra e tij është që të bëhet një pilot dhe astronaut dhe që një ditë të udhëtojë drejt Marsit. “Modeli im është Elon Musk. Dua të mësoj dhe të shkoj me të në hapësirë.”, u shpreh ai.

7-vjeçari Graham Shema tashmë ka fluturuar tre herë në Cessna 172 dhe ëndërron të bëhet pilot dhe astronaut, dhe një ditë të udhëtojë në Mars

Pasioni i tij për fluturimin lindi kur një helikopter fluturoi shumë pranë shtëpisë së gjyshes së tij. E ëma tregon se ai filloi ta bombardonte me pyetje për avionët, derisa kontaktoi një akademi të aviacionit ku dhe filloi mësimet për pjesët e avionëve. /abcnews.al

Djali i ri, me nofkën 'Kapiten', i cili e do matematikën dhe shkencën, tashmë ka fluturuar si një praktikant tre herë

Meqenëse ai nuk mund të ketë mësime gjatë pandemisë, Graham ka qenë duke u përqëndruar në teorinë e aviacionit dhe duke parë video rreth aviacionit dhe hapësirës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!