Historia e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino: Dy jetë të ndërthurura dhe i njëjti fat

schedule11:48 - 19 Korrik, 2022

schedule 11:48 - 19 Korrik, 2022

Dhuna politike dhe kriminale janë një pjesë integrale e historisë italiane. Vrasjet masive kanë formuar jetën e përditshme dhe kujtesën kolektive të popullit italian, duke ndryshuar formën e jetës publike.

Nderimi i të vdekurve ka marrë një funksion simbolik dhe është bërë pjesë e një tradite e cila ka ripërcaktuar identitetin kombëtar të Italisë.  Pas krizës që shënoi fundin e Republikës, lidhjet simbolike me figura si Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino u bënë një aspekt thelbësor i demokracisë.

Sidoqoftë, kur shqyrtohet nga një perspektivë afatgjatë, marrëdhënia midis popullatës italiane dhe viktimave të mafies është më komplekse sesa mund të duket në fillim.

Por cilët janë dy gjyqtarët që dhanë jetën e tyre për drejtësinë dhe si është e lidhur jeta e tyre me njeri-tjetrin, nga lindja, fëmijëria dhe përkushtimi deri në vdekje për t’i sjellë paqen vendit dhe për të eliminuar mafian.

Më 23 maj 1992, gjykatësi  Giovanni Falcone u vra në mes të ditës, një krim që shënoi një pikë kthese në historinë e Siçilisë. Falcone dhe gruaja e tij, Francesca Morvillo, u vranë së bashku me tre rojet e sigurisë pas shpërthimit të një bombë në makinën e tyre në një rrugë pranë Capaci, në atë që është quajtur si masakra e Capaci.

Falcone, i cili ishte 53 vjeç kur vdiq, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar mafian. Ai drejtoi gjyqin më të madh të zhvilluar ndonjëherë  gjatë viteve 1986-1987, i cili çoi në dënimin e 342 mafiozëve.

Gjyqi zgjati nga data 10 shkurt 1986 deri më 30 janar 1992  dhe u mbajt në një gjykatë të stilit bunker e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim brenda mureve të burgut Ucciardone. 19 korrik, 57 ditë mbas vrasjes së Falcone-s, magjistrati Paolo Borsellino, i angazhuar me Falcone-n në luftën kundër bandave, shkon për të vizituar nënën e tij në rrugën Mariano D’Amelio, në Palermo.

Në orën 4:58 pasdite një tjetër ndodhi një shpërthim i tmerrshëm: kësaj here në zemër të qytetit.

Jeta e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino janë të ndërthurura me njëri-tjetrin. Të dy kanë lindur në Palermo: Giovanni më 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, më 19 janar, raporton abcnews.al

Gjithashtu të dy u rritën në Kalsa, Palermo, një zonë e tregtarëve dhe eksponentëve të klasës borgjeze. Ata jetuan disa dhjetëra metra larg njëri-tjetrit dhe ishin miq që nga fëmijëria: ata e gjetën veten duke luajtur në Piazza della Magione.

Në jetën e Giovannit të vogël ishte shkolla, veprimi katolik dhe pak argëtim. Ndërsa për babanë e tij të rreptë, udhëtimet dhe pushimet nuk ekzistonin. Dhe nëna e tij ishte gjithashtu një grua ‘energjike dhe autoritare.

Nga ana tjetër, në shtëpinë e Borsellino-s, atmosfera ishte më e gjallë: kishte shpesh miq që vizitonin dhe diskutohej rreth librave dhe filozofisë.

Giovanni dhe Paolo të dy ndoqën liceun klasik. Pas shkollës së mesme ai hyri në Akademinë Ushtarake të Livorno-s, pastaj e mendoi më mirë dhe u regjistrua në drejtësi.

Nga ana tjetër, Borsellino, vendosi menjëherë për studimet juridike, por ndërsa ai po ndiqte universitetin, babai i tij vdiq dhe kushtet ekonomike të familjes së tij u përkeqësuan. Pavarësisht nga vështirësitë, në moshën 22-vjeçare ai u diplomua me rezultatin maksimal.

 

Paolo Borsellino pas diplomimit

Ndërkohë, Paolo kishte filluar karrierën e tij në gjykatën civile Enna si auditor gjyqësor. Në 1967 ai kishte pozicionin e tij të parë menaxherial – pretor në Mazara del Vallo (Trapani) – dhe në dhjetor 1968 u martua me Agnese Piraino Leto, me të cilën do të ketë 3 fëmijë.

Në 1969 ai u transferua në Monreale, afër Palermo-s, ku punoi me kapitenin e karabinierëve Emanuele Basile, i cili u vra nga mafia në 1980.

Falcone, ndërkohë, ishte zhvendosur në Palermo, ku ai punoi në gjyqin e ndërtuesit Rosario Spatola, i akuzuar për shoqatën mafioze. Kështu që dy miqtë e vjetër u kthyen përsëri në kontakt dhe filluan të shkëmbenin informacione për hetimet.

 

Lumturia e Borsellino dhe Falcone pas “Maxi Trial” 475 të pandehur, 360 të dënuar

Po gjyqi më i rëndësishëm për të dy ishte “Maxi Trial”.

“Maxi Trial” konsiderohet  gjyqi më domethënës  kundër mafies siciliane, si dhe gjyqi më i madh në historinë botërore.  Gjatë dhe pas gjykimit, disa gjykatës dhe magjistratë u vranë nga Mafia, duke përfshirë të dy gjykatësit që e drejtuan atë – Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, raporton abcnews.al

 

Falcone, në Marsejë në 1986 për të takuar kolegët e tij

Filloi më 10 shkurt 1986 dhe  përfundoi më 16 dhjetor 1987. U dënuan 342 persona dhe  114 u shpallën të pafajshëm. Por pas vrasjes së Falcone, dy muaj  më vonë Paolo Borsellino mbeti i vrarë nga një atentat me bombë.

 

Vrasja e Giovanni Falcone

 

Vrasja e Paolo Borsellino

Të dy gjykatësi  janë cilësuar heronj kombëtar, dëshmorë të përpjekjeve të vazhdueshme të vendit për të  pastruar vendin nga murtaja e krimit të organizuar.

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al