Historia e gazetarit Kushtrim Hasani/ Jeta më nënën 19 vjet në koma dhe rizgjimi i shumëpritur

schedule09:08 - 17 Tetor, 2024

schedule 09:08 - 17 Tetor, 2024

Gazetari Kushtrim Hasani ka rrëfyer në “ABC e Mëngjesit” në ABC News jetën e tij dhe betejën për sëmundjen e nënës.

Ai tregoi se nëna e tij ishte e prekur nga sindroma e Sheehan, një paralizë e rrallë që i preku nënën.

“19 vite familja ishte përgjysmë. Por babi kurrë nuk ka hequr dorë për mjekimin e saj dhe kurrë nuk është dorëzuar. Nëna ra në koma pasi më lindi mua. Jetova 19 vite me brengën që gjithçka që ndodhi prej fajit tim”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, ai u shpreh se kur nëna e tij u zgjua nga koma ishte në shkollën e mesme.

“Na kishin thënë që mami ka jetë edhe pesë ditë. Pas luftës babi u kthye në Kosovë. Ne kemi qenë fëmijë, kemi hyrë në një shtëpi të re. Edhe babi nuk ka qenë mirë me shëndetit dhe rastësisht ka shkuar tek urgjenca. Aty ka takuar mjekun dhe i ka rrëfyer për sëmundjen e nënës. Ai ka ardhur ka kontrolluar nënën dhe në momentin e parë që e ka parë, ka thënë do t’i dalë Zot. Ne luteshim vetëm të hapte sytë, por mjeku tha se do të bënte të gjitha analizat, e kontrollet. Për ne ka qenë e paimagjinueshme që kjo do të ndodhte dhe do të rikthehej mes nesh”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!