Historia e djalit nga Elbasani që u kthye në prift/ Nikolla Xhufka: Ndihemi të bekuar familjarisht që poshtë shtëpisë sonë gjendet Kisha

schedule12:45 - 17 Tetor, 2023

schedule 12:45 - 17 Tetor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” i ftuar ishte Nikolla Xhufka, i cili foli për besimin e tij, dhe historinë e tij se si u kthye në prift

“Emrin Nikollë ma ka vënë babai. Emrin Nikollë e ka pasur gjyshi im. Kur linda unë gjyshi ishte gjallë. Unë kam shumë në lagje që shkurtimisht më thonë Niku. Unë nuk frekuentoj shumë ambiente, vetëm në Kishë. Kam edhe një lokal të fshehur”, ka treguar ai.

Gjatë kësaj interviste ai tregoi se Kisha në Kala është e pavarur. Gjithashtu ai u shpreh ndihet i bekuar që poshtë shtëpisë së tij gjendet Kisha.

“Kisha zyrtare thotë nëse do të shkosh në parajsë duhet të trokasësh tek dera e Janullatos. Pra kudo që të shkollohesh, nuk mund të bëhesh prift nëse nuk të vë dorë Janullatosi, nuk bëhet. Unë si do bëhesha prift? Unë bëra një peticion në lagjen Kala, dhe i kërkova lagjes të më mbështeste në këtë nismë dhe mblodha firma”, tha ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!