Adrian Haxhiaj dhe Caterina Pili është një nga çiftet më të ëmbla të momentit. Ata kanë një histori të pazakontë dashurie.
Ai është nga Tropoja, ndërsa vajza është nga Sardenja, mirëpo janë njohur në një club në Angli.
Në një lidhje me Skype, Adriani ka treguar njohjen e tyre, ku shoku i tij e ngacmuar fillimisht Caterinën te flokët dhe më pas ky është në bisedë.
“Pastaj çik më vonë e mora për të kërcyer, folëm dhe vazhdoj nata. Kemi qenë dy herë në Shqipëri. Nuk jemi martuar akoma por bashkëjetojmë prej pesë vitesh. Me Caterinën ka qenë rastësi, shoku thjesht i preku flokët.
Unë jam nga Tropoja. Njeriu mund të njihet gjithkund. Ajo ka qenë në Tropojë”, tha Adriani.
Ndërkohë Caterina u shpreh: “Unë jam nga Sardenja. Sardët me veriorët e Shqipërisë ngjajnë shumë, kanë marrëdhënie të ngushtë farefisnore. Dua pesë, gjashtë fëmijë. Kur kam ardhur në Tropojë, më kanë pëlqyer malet, lumenjtë. Njerëzit janë shumë të respektuar, shumë të ëmbël, mikëpritësa”./abcnews.al