Historia e BE-së: Njerëzit e ndryshëm që u bashkuan nga idealet e njëjta

schedule12:32 - 6 Tetor, 2020

schedule 12:32 - 6 Tetor, 2020

Guximi dhe kreativiteti i udhëheqësve janë ata që krijuan Bashkimin Europian. Pa energjinë dhe motivimin e tyre, ne nuk do të jetonim në paqe dhe s’do të kishim stabilitet.

Nga luftëtarët e rezistencës tek avokatët dhe parlamentarët, pionierët e BE-së ishin një grup i larmishëm njerëzish që kishin të njëjtat ideale: një Europë në paqe, të bashkuar dhe me prosperitet, raporton europa.eu

Përtej pionierëve të përshkruar më poshtë, shumë të tjerë kanë punuar pa u lodhur dhe kanë  frymëzuar projektin europian.

 

1945 – 1959

Një Europë paqësore – fillimet e bashkëpunimit

Bashkimi Europian është krijuar për t’i dhënë fund luftërave të shpeshta dhe të përgjakshme midis fqinjëve, të cilat arritën kulmin në Luftën e Dytë Botërore. Që nga viti 1950,  Bashkësia Europiane e Qymyrit dhe Çelikut bashkoi vendet europiane ekonomikisht dhe politikisht duke siguruar paqe. Gjashtë vendet themeluese janë Belgjika, Franca, Gjermania, Italia, Luksemburgu dhe Holanda. Viti 1950 u dominua nga një luftë e ftohtë midis lindjes dhe perëndimit. Tanket sovjetike i dhanë fund protestave në Hungari kundër regjimit në 1956. Në 1957, Traktati i Romës krijoi Komunitetin Ekonomik Europian (KEE), ose ‘Tregun e Përbashkët’, raporton abcnews.al

1960 – 1969

Periudha e rritjes ekonomike

Vitet 1960 shënuan një periudhë të mirë ekonomike. Vendet e BE-së ranë dakord për kontroll të përbashkët mbi prodhimin e ushqimit, gjithashtu pati edhe prodhime të tepërta bujqësore. Maji i vitit 1968 mbahet mend për trazirat studentore në Paris dhe pas kësaj erdhën shumë ndryshime në shoqëri duke u quajtur ‘brezi 68’.

1970 – 1979

Zgjerimi i BE-së

Danimarka, Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar u bënë pjesë e Bashkimit Europian në 1 Janar 1973, duke çuar në nëntë numrin e shteteve anëtare. Lufta e shkurtër, por brutale, arabo-izraelite e tetorit 1973 çoi në një krizë energjetike dhe probleme ekonomike në të gjithë Europën.

Diktaturat nga krahu i djathtë në Europë  morën fund me përmbysjen e regjimit Salazar në Portugali në 1974 dhe vdekjen e Gjeneralit Franko të Spanjës në 1975. Politika rajonale e BE-së  investoi shuma të mëdha parash për të krijuar vende pune dhe ndërtoi infrastrukturën  në zonat më të varfëra. Parlamenti Europian rriti ndikimin e tij në  çështjet e BE-së dhe në 1979 të gjithë qytetarët për herë të parë, mund të zgjidhnin anëtarët e tyre.  Lufta kundër ndotjes së ajrit është intensifikuar  në vitet 1970. BE miratoi disa ligje për të mbrojtur mjedisin, duke prezantuar nocionin  “ndotësi është ai që paguan” për herë të parë, transmeton abcnews.al

1980 – 1989

Rënia e Murit të Berlinit

Sindikata polake, Solidarność, dhe udhëheqësi i saj Lech Walesa, u bënë  shumë të njohur në të gjithë Europën dhe botën pas grevave në Gdansk, në verën e vitit 1980. Në 1981, Greqia u bë anëtarja e 10-të e BE-së,  Spanja dhe Portugalia u anëtarësuan pesë vite më vonë.

Në 1986 u nënshkrua Akti i Vetëm Europian. Ky është një traktat i cili përfshin një program gjashtëvjeçar që synon të zgjidhë problemet e tregtisë së lirë përtej kufijve të BE-së dhe kështu u krijua ‘Tregu i Vetëm’.

Data 9 nëntor 1989 shënoi një trazirë të madhe politike. Ky vit shënoi rënien e Murit të Berlinit dhe hapje e kufirit  midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore për herë të parë në 28 vite. Kjo çoi në ribashkimin e Gjermanisë, në tetor 1990, transmeton abcnews.al

1990 – 1999

Një Europë pa kufij

Me rënien e komunizmit në të gjithë Europën Qendrore dhe Lindore, europianët u bënë fqinjë më të afërt. Në 1993, Tregu i Vetëm përfshiu: lëvizjen e mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe parave.

Vitet 1990 ishin dekadat e dy traktateve: Traktati ‘Maastricht’ për Bashkimin Europian në 1993 dhe Traktati i Amsterdamit në 1999. Njerëzit ishin të shqetësuar se si duhej të mbronin mjedisin dhe gjithashtu se si europianët duhej të vepronin së bashku për të ofruar siguri dhe mbrojtje, transmeton abcnews.al

Në 1995, BE-ja anëtarësoi edhe 3 shtete të tjera: Austri, Finlandë dhe Suedi. U krijua gjithashtu marrëveshja ‘Shengen’  që lejoi njerëzit të udhëtojnë pa pasur nevojë për pasaporta.

2000 – 2009

BE-ja u zgjerua edhe më shumë

Euro  është monedha e përbashkët për shumë europianë.  Data 11 Shtator 2001 u bë sinonim i ‘Luftës kundër Terrorit’ pasi disa avionë  u përplasën në ndërtesat në New York dhe Washington. Vendet e BE-së filluan të punojnë më shumë për të luftuar krimin. Ndarjet politike midis Europës Lindore dhe Perëndimore morën fund kur jo më pak se 10 vende të reja iu bashkuan  BE-së në 2004, pasuar nga Bullgaria dhe Rumania në 2007, transmeton abcnews.al

Një krizë financiare goditi ekonominë globale në shtator të vitit 2008. Traktati i Lisbonës u ratifikua nga të gjitha vendet e BE-së para hyrjes në fuqi në 2009.

2010 – 2019

Një dekadë sfiduese

Europa u godit nga një krizë ekonomike globale. BE-ja ndihmoi  disa vende dhe krijoi ‘Unionin Europian Bankar’ duke krijuar banka më të sigurta dhe më të besueshme.

Në vitin 2012, Bashkimi Europian fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Kroacia u bë anëtarja e  28-të e BE-së në 2013.

Një politikë e re sigurie u vendos në prag të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Ekstremizmi fetar u rrit në Lindjen e Mesme dhe në disa vende dhe rajone të ndryshme në botë, duke çuar në trazira dhe luftëra që detyruan shumë njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim në Europë.

2020 – sot… s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!