Historia e anonimit që Messi i kërkoi fanellën, si ndodhi e gjitha

schedule09:41 - 8 Gusht, 2020

schedule 09:41 - 8 Gusht, 2020

Jobi McAnuff, një emër jo shumë i njohur në botën e futbollit, por historia që ka treguar, ka ndryshuar gjithçka. Në takimin Xhamajkë-Argjentinë disa vite më parë, Lionel Messi ishte në fushë, së bashku me shumë yje të tjerë argjentinas. Të gjithë futbollistët e Xhamajkës, përfshirë dhe McAnuff, kishin mundësinë të shkëmbenin fanellat me lojtarë të klasit botëror.

Normalisht, Lionel Messi në krye! 38 vjeçari Jobi McAnuff, tregoi për The Sun historinë se si shkëmbeu fanellat me futbollistin më të mirë në botë: “E kisha shumë pranë Lionel Messin dhe nuk mund ta besoja. Gjatë gjithë ndeshjes, i kërkoja fanellën dhe ai më tha që kur të mbarojë pjesa e parë, do të ma japë.

Mbaroi pjesa e parë dhe unë menjëherë vrapova drejt tij. Por ai ia kishte premtuar dikujt tjetër. Isha shumë i zhgënjyer, por më tha që fanellën në fund të ndeshjes, do të ma jepte mua. Nuk e kisha shumë mendjen te futbolli, sidomos në minutat e fundit.

Po shikoja gjatë gjithë kohës Leon, nuk doja të më zhdukej. Dëgjuam vërshëllimën finale dhe shkova menjëherë drejt tij. Më tha të mos merakosem, do të më japë në tunel. Kisha frikë se do të ndodhte e njëjta gjë si në pjesën e parë dhe i kërkova të ma jepte që në fushë.

Ai pranoi dhe po priste të merrte fanellën time. Unë i thashë: “Jo, të lutem, nuk ke pse e bën këtë. Fanella ime nuk ka vlerë për ty”. Ai u tregua një njeri i madh dhe më tha që e do me patjetër fanellën time. Nuk mund ta besoja, isha shumë i lumtur. Disa muaj më vonë, pashë një foto të Leos në rrjetet e tij sociale, ku pozoi para të gjithë fanellave që ka grumbulluar.

 

Të jem i sinqertë, e pashë për një kohë të gjatë atë foto, duke kërkuar për fanellën time. Kuptova që nuk isha pjesë e atij muri me fanella të futbollistëve të mëdhenj. I zhgënjyer? Aspak, Leo është njeri i madh dhe jam shumë i qartë që fanella ime nuk e meriton të jetë aty”, tha mes të tjerash futbollisti i Leyton Orient./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!