Një grua 49-vjeçare vdiq e pastrehë, pavarësisht se kishte gati 1 milion dollarë në një llogari bankare.
Cathy Boone humbi jetën fatkeqësisht pasi u sëmur në një strehë në Astoria, Oregon, SHBA në janar 2020. Ajo kishte jetuar në rrugë për rreth katër vjet kur vdiq. Pas humbjes së nënës në 2016, Cathy pati probleme me shëndetin mendor dhe abuzoi me drogërat, sipas babait të saj.
Pasi nëna e saj vdiq, një gjyqtar urdhëroi 884,407 dollarë të pasurisë së saj që t’i dorëzoheshin Cathy në 2019. Autoritetet provuan gjithçka për ta kontaktuar dhe kur nuk arritën ta gjurmonin pasuria u dërgua të mbahej në një bankë duke pritur që Cathy të bëhet e gjallë dhe ta tërheqë, përcjell abcnews.al.
Megjithatë, gjashtë muaj pasi gjykata i dha asaj paratë, Cathy pati probleme me frymëmarrjen ndërsa qëndronte në një strehë në Astoria në Oregon, dhe më vonë vdiq në spital.
Nuk është e qartë nëse Boone e dinte që paratë ishin të sajat ose nëse ajo e kuptonte se si t’i merrte ato, ka thënë babai i saj Jack Spithill, përcjell abcnews.al.
“Thjesht nuk kishte ndonjë kuptim për mua. Ato para ishin thjesht atje dhe asaj i duhej ndihma në mënyrën më të keqe”, tha Spithill. “Ajo kishte një jetë të ashpër, por kur ishte mirë, ishte me të vërtetë mirë,” shtoi ai.
Miqtë e Cathy-it thanë se nuk e kishin ide se ajo kishte kaq shumë para në dispozicion. “Të gjithë kemi momentet tona, por në pjesën më të madhe ajo kishte më shumë buzëqeshje sesa të qara”, tha Glen Lonquist, një mik i Cathy.
Cathy, u rrit në zonën e Portland ose Oregon, luftoi me shëndetin e saj mendor pasi pa prindërit të ndaheshin kur ajo ishte e re. g.v/abcnews.al