Në Paris mbërriti me ëndrra të mëdha. Një vajzë me origjinë shqiptare nga Kosova, e quajtur Linea Bajraliu, hyri në historinë e Grand Slemit të “Roland Garosit”, sepse për herë të parë konkurroi në dyshe me një vajzë serbe.
Bajraliu mori pjesë në turneun e dysheve për të reja, duke ndarë fushën me serben nga Nishi, Anastasija Cvetkoviç.
Dy tenistet e reja kaluan me sukses raundin e parë të turneut të të rinjve për vajza duke mundur dyshen çeke, Pastikova/Stushek.
Rezultati ishte 6-3, 5-7, 10-2.
Në raundin e dytë, udhëtimi I tyre u ndërpre nga dyshja e binjakeve amerikane, Kristina e Anika Peçnikova, me shifrat 7-5, 6-4.
Mediat serbe treguan interesim të madh për këtë ngjarje.
“B92” pati titull: Pamje e bukur nga Parisi, serbja me shqiptaren në dyshen historike, në “Rolan Garos”.
E njëjta frymë edhe nga “Telegraf” I Beogradit që tregon sesi lindi dyshja historike e serbes me shqiptaren në “Rolan Garos”.
Cvetkoviç sqaron se Bajraliu propozoi që të luanin së bashku në Paris, dhe se ajo pranoi, duke shtuar se njihen prej një viti.
Linea Bajraliu mori një përshëndetje edhe nga ish-sekretari I përgjithshëm I Federatës së Tenisit të Kosovës, Osman Reçica, I cili e uroi për pjesëmarrjen në Grand Slemin e shquar francez.

