Histori shqiptare/ Sherr i madh në miqësore, ndeshja ndërpritet pas 10 minutave

schedule18:57 - 5 Shtator, 2020

schedule 18:57 - 5 Shtator, 2020

Shumë miqësore janë programuar për ditën e sotme. Turbina-Dinamo është një prej tyre, por sfida e programuar të luhej në stadiumin e qytetit të Cërrikut ka zgjatur vetëm 10 minuta.

Tensioni ka qenë i madh në këtë përballje dhe ndërhyrjet e ashpra nuk kanë munguar që në fillim. Arbitri kryesor nuk i ka kursyer kartonët, teksa loja e fortë ka acaruar stafet e dy ekipeve.

https://www.instagram.com/p/CEwy5G0A34q/?utm_source=ig_web_copy_link

Panorama Sport raporton se në një moment ka filluar një sherr i madh, që nisi mes trajnerit të portierëve të Dinamos dhe një mesfushori të Turbinës. Fusha e “Nexhip Trungut” u përfshi nga kaosi dhe goditjet nuk munguan.

Situata e vështirë ka detyruar gjyqtarët të ndërpresin takimin. Një tension i tepërt dhe i pakuptueshëm, duke llogaritur faktin që ishte vetëm një miqësore, që nuk zgjati më shumë se 10 minuta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!