Histori me modele dhe shkelje rregullash, Vidal rrezikon 80 mijë $ gjobë në Kili

schedule09:22 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:22 - 3 Qershor, 2021

Arturo Vidal e ka të vështirë të ndjekë rregullat dhe këtë e ka treguar ndër vite. Së fundmi ai ka shkaktuar shumë polemika në Kili, pasi doli pozitiv në testin e COVID-19 dhe nuk ka zbatuar protokollin për të qëndruar i izoluar.

Lojtari i Interit u shtrua në spital të hënën për shkak të problemeve me bajamet, por më pas u njoftua nga Kili se një lojtar i tyre ishte pozitiv me COVID-19. Gazeta Clarin raporton se Vidal duhet të qëndronte për 10 ditë në karantinë.

Ai jo vetëm që nuk e ka bërë këtë, por ka darkuar me miqtë, ka qenë në një pistë kuajsh, ka regjistruar një reklamë dhe ka bërë një vizitë në klubin e divizionit të dytë, që mesfushori e ka në pronësi.

Clarin mes të tjerash thekson se Vidal e ka njoftuar Federatën Kiliane të Futbollit katër orë pasi kishte dalë me COVID. Për futbollistin ka nisur një hetim dhe është e konfirmuar edhe nga autoritetet shtetërore në vendin e Amerikës Latine.

Vidal rrezikon të gjobitet deri në 80 mijë dollarë për shkeljen e protokollit shëndetësore. Gazeta, ndër të tjera i zbulon edhe diçka tjetër që mund t’i hapë probleme. Thuhet se lojtari i Interit kishte shkuar edhe me një modele në hotel, kur ishte grumbulluar me kombëtaren. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!