Milot Rashica do të ketë mundësinë të luajë në grupet e Europa League dhe në Premier League sezonin e ardhshëm. Sulmuesi anësor, i cili shkëlqeu me Werder Bremen në Bundesliga, kishte oferta të ndryshme.
Djaloshi nga Vushtrria varej nga klubi gjerman, që priste ofertën e duhur dhe e ka marrë nga anglezët e Leicester City. 15 milion sterlina shkojnë në arkat e Werder Bremen.
Nuk dihet ende se sa do të përfitojë Rashica apo për sa vite, por ajo që raportohet ka të bëjë me programimin e vizitave mjekësore ditën e sotme. Sulmuesi do i kryejë ato në Gjermani dhe më pas do fluturojë drejt Anglisë për të nënshkruar e prezantuar. / abcnews.al