“Hirushja” e Evropës/ San Marino u ngjit në Nivelin C të Ligës së Kombeve, Kombëtarja më modeste e botës arrin sukses të madh

schedule16:16 - 19 Nëntor, 2024

schedule 16:16 - 19 Nëntor, 2024

Natyrisht, grupi nuk ishte aspak i tmerrshëm.

San Marino pati përballë rivalë si Gjibraltari dhe Lihtenshtejni, por gjithsesi, kur Kombëtarja më modeste e futbollit botëror arrin një sukses të tillë, do të thotë shumë.

Ekipi përfaqësues i njërës prej republikave më të vjetra në botë u ngjit në Nivelin C të Ligës së Kombeve, duke lënë pas nivelin më të ulët, atë D.

Triumfi erdhi pas fitores 3-1 në fushën e Lihtenshtejnit, në ndeshjen e fundit në grup, që e ngjiti në vend të parë me 7 pikë, një më shumë sesa Gjibraltari.

Edhe pse vendasit kaluan të parët në avantazh falë golit të shënuar nga Aron Zele në 40’, San Marino reagoi menjëherë pas pushimit.

Laxari në 46’, Nani në 66’ dhe Golinuçi në 76’ realizuan përmbysjen për ekipin që flet italisht, dhe që mund të konsiderohet italian, edhe pse emrin e ka ndryshe.

Po flasim për përfaqësuesen e një shteti me më pak se 34 000 banorë, ndonëse edhe Lihtenshtajti apo Gjibraltari kanë më pak se 40 000.

Pra, një grup “liliputësh”.

San Marino mban vendin e 210-të e të fundit në renditjen botërore të FIFA-s, por ndoshta, ky sukses do ta ndihmojë të ngjitet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!