Hiri dhe tymi mbulojnë ishujt Karaibe pas shpërthimit të vullkanit, evakuohen banorët

schedule19:16 - 9 Prill, 2021

schedule 19:16 - 9 Prill, 2021

Shpërthimi i vullkanit ka shkaktuar mbulimin nga tymi dhe hiri në ishullin e Shën Vincentit në Karaibe.

Vullkani në La Soufrière u aktivizua të enjten, ndërsa Kryeministri Ralph Gonsalves u kërkoi më shumë se 16,000 banorëve në zonat e ashtuquajtura të kuqe të evakuohen urgjentisht.

Ky është shpërthimi i parë në Shën Vincent që nga viti 1979. Më i keq i regjistruar vrau më shumë se 1.000 njerëz në 1902.

Të evakuuarit u dërguan me anije në pjesët më të sigurta të ishullit. Shumica e ishujve të Antileve të Vogla janë pjesë e një harku të gjatë vullkanik në Karaibet Lindore. g.v/abcnews.al