Krijimi i Super League ka shkaktuar polemika dhe trazira kudo në Europë. Lajmi më i fundit vjen nga Liverpool, ku nipi i trajnerit legjendar Bill Shankly ka një kërkesë të pazakontë.
Chris Charline kërkon që të hiqet statuja gjyshit të tij e vendosur para “Anfield Road” në shenjë proteste kundër këtij projekti.
“Unë e di që emri i gjyshit tim është lakuar me shumë se kurrë tani dhe me të drejtë sepse ajo që po ndodh është e papranueshme nga ajo që ai dëshironte për këtë klub futbolli.
Jam i tmerruar dhe i zënë ngushtë. Dhe në librin e tij, gjyshi flet për dëshirën për ta sjellë klubin sa më pranë tifozëve. Dhe ai e arriti këtë gjë”, deklaron anglezi për “Liverpool Echo”.
“Nëse do të kisha mundësinë do ta hiqja me gëzim statujën e tij para stadiumit. Ajo që dhemb më shumë është se Liverpool ka histori dhe traditë në këtë sport dhe është e papranueshme se si ne mund të jemi një nga themeluesit e një projekti të tillë”, përfundon Chris. /abcnews.al