Propozimi i Superligës Europiane ka vënë menjëherë në veprim Premier League, që ka zhvilluar një mbledhje me 14 klube angleze ditën e sotme dhe raporton zhvillimet e ndodhura. Liga angleze është totalisht kundër Superligës dhe fton klubet themeluese të heqin dorë.
“Premier League bashkë me Shoqatën e Futbollit u takuan me klubet për të diksutuar pasojat e menjëheshme të propozimit të Superligës. 14 klubet e pranishëm hidhën poshtë pjesëmarrjen në garë, njëzëri dhe fuqishëm. Premier League do të shqyrtojë çdo veprim të mundshëm për t’u siguruar që Superliga të mos zhvillohet.
Premier League do vazhdojë të bashkëpunojë për të mbrojtur interesat e futbollit. Për më tepër, klubet e përfshira në kompeticionin e propozuar janë të ftuar që menjëherë t’i japin fund përfshirjes së tyre. Falenderojmë tifozët për kundërshtimin e këtij projekti”, shkruhet në deklaratën e Premier League. /abcnews.al