Ata që vuajnë nga dhimbjet e shpeshta të kokës kanë tendencën të mbajnë gjithmonë me vete ilaçe. Por sipas disa studimeve, ekzison një mënyrë shumë e thjeshtë dhe efikase për të trajtuar dhimbjet e kokës dhe migrenën.
Hulumtimet kanë treguar se marrja adekuate e ujit zvogëlon ashpërsinë e dhimbjes së kokës. Por cila është sasia ideale e ujit? Sipas ekspertëve, shtatë gota ujë në ditë janë të mjaftueshme për të ulur intensitetin e dhimbjeve.
Kjo vlen gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve që kanë dhimbje koke të shpeshta. Përveç kësaj, hidratimi i trupit ka shumë përfitime të tjera dhe përmirëson gjendjen tonë fizike. /abcnews.al