Hiqet kryqi nga statuja e Papa Vojtilës në Francë, Polonia dorëzon notë proteste

schedule13:31 - 31 Tetor, 2017

schedule 13:31 - 31 Tetor, 2017

Këshilli shtetëror francez ka vendosur të heqë kryqin e vendosur në statujën e Papa Vojtilës në vend duke u bazuar në një ligj të 1905-ës sipas të cilit ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në vendet publike. Vendimi ka shkaktuar reagimin e Polonisë e cila ka dërguar notën e protestës.

E ardhmja e statujës së papa Xhovani Paolo II ka ngjallur shumë polemika në Francë dhe një përplasje diplomatike mes republikës franceze – një shtet laik dhe Polonisë. Problemi ka lindur pas vendimit të autoriteteve franceze për të hequr kryqin nga një statujë e Papa Vojtilës, protagonist i rënies së komunizmit në qytezën e Ploermel në Bretanjë.

Në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet e para përfshirë atë të kryeministres polake Beata Szydlo, e cila i ka kërkuar Francës të tërheqë vendimin. Ajo shkruan se përderisa Franca është një shtet laik, është po aq e vërtetë se Karol Vojtyla ka qenë një krerët më të rëndësishëm të Kishës kristiane dhe një nga përfaqësuesit më të lartë të kombit katolik polak. Kryeministrja polake propozoi që statuja e Papa Vojtilës me kryq në dorë të transportohej në Poloni në mënyrë që të shpëtohej nga censura.

Ligji i vitit 1905 mbi ndarjen mes shtetit dhe kishës ndalon ekspozimin e simboleve fetare në cdo vend social apo publik e mbi të gjitha në cdo monument publik. Por vendimi i këshillit shtetëror francez është konsideruar si ofenduar madje dhe si një sakrilegj nga polakët dhe shumë besimtarë francezë.

Arritja e një kompromisi nuk duket i lehtë në sfodnin e marrëdhënieve të vështira në Bashkimin Europian mes vendeve themeluese dhe katër grupeve të Viségrad: Poloni, Ceki, Sllovaki, Hungari – euroskeptike dhe më të vendosur për të mbrojtur europën e krishterë nga emigrantët myslimanë dhe laicizmi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!