Hiqej si futbollist, holandezi mashtrues përfundon në burg

schedule14:46 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 14:46 - 3 Dhjetor, 2019

Futbollisti i rremë, kështu e quajnë në Danimarkë holandezin Bernian Verhagen, i cili akuzohet për mashtrim nga policia daneze. Gjithçka ka ndodhur pasi ai arriti të siguronte një kontratë me Vibrog FF, ndërkohë që kishte tentuar të nënshkruante edhe me tre ekipe të tjera.

“Jemi duke kërkuar prova, por unë mund të konfirmoj që ai akuzohet për mashtrim”, deklaron hetuesi kryesor, Christian Toftemark.  Bold.dk shkruan se kemi të bëjmë me një futbollist jo profesionist, i cili e kishte siguruar kontratën falë disa e-maileve të rreme që kompania e menaxhimit, Stellar Group, i kishte dërguar klubit danez.

Viborg FF është bindur, pasi kjo kompani u ka premtuar atyre se do ta shisnin shumë shpejt në Kinë.  Lyngby, Næstved dhe Hobro ishin klubet e tjera që u tentuan të futeshin në kurth. Aktualisht Verhagen ndodhet në paraburgim dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty deri më 16 dhjetor. Ai akuzohet për grabitje, dhunë dhe kërcënime. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!