“Hiqe at lojtar me mjekër xhihadisti”, ylli i Real Madrid preket dhe reagon

schedule10:20 - 29 Maj, 2020

schedule 10:20 - 29 Maj, 2020

Një foto, një pëlqim dhe pastaj shumë polemika, madje edhe të ashpra. Isco, mesfushori i Real Madrid është gjendur në mes të kritikave të shumta. Reperi Rayden, disa ditë më parë publikoi një foto, ku shkruhej: “Të gjithë Cayetanos janë bastardë”.

https://twitter.com/soyRayden/status/1264936800570822658?s=20

Ai postim tërhoqi vëmendjen e Isco, i cili e pëlqeu, ndërkohë që më pas gazetari Alfonso Ussia shpërtheu dhe kërkoi largimin e tij. “Florentino Perez, le të shohim se sa guxim do keni ta nxirrni në shitje atë. Ky djalë i vogël, i çuditshëm dhe me një mjekër xhihadiste nuk meriton të vazhdojë me Real Madrid.

Ai është një milioner falë teje. Nuk ka rëndësi sa ofrojnë klubet, të shpëtosh prej tij do të jetë një kursim i madh”, u shpreh mes të tjerash Ussia, ndërkohë që Isco normalisht nuk është ndjerë mirë dhe ka vendosur të reagojë.]

LEXO EDHE: “Fashist m**i, je tr*pi më i madh”, reperi spanjoll kapet keq me Pepe Reina

Edhe pse fjalë “Cayetanos” është për protestuesit kundër qeverisë, të cilët po protestojnë në zonën e Salamanca në Madrid, Isco thekson se nuk mbështet asnjë parti politike. “Dua thjesht të sqaroj se nuk jam as jeshil, as i kuq, as portokalli e as blu.

Jam thjesht një tjetër spanjoll i zhgënjyer, i lodhur dhe i shqetësuar nga një situatë e pazakonte si kjo, që ka shkaktuar një numër madh viktimash. Mendimi im, nëse dikush është i interesuar, është se momenti kërkon që politikanët të jenë të bashkuar. Këto qëndrime nuk më përfaqësojnë mua. Është koha për të qenë të përgjegjshëm”, shkruan Isco. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!