Hipertensioni, fshihet pas orëve të gjata të punës

schedule09:35 - 26 February, 2020

schedule09:35 - 26 February, 2020

Dihet që puna në zyrë mund të shkaktojë stres dhe presion më shumë se sa e mendoni. Kjo mund të ndodhë në nivel fizik, ashtu si dhe në nivel mendor. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore ” Hypertension” njerëzit që rrinë shumë orë ulur në tavolinë e punës kanë më shumë mundësi që të preken nga hipertensioni i fshehur.

Quhet ndryshe hipertension i fshehur, ose i maskuar dhe mund të normalizohet në momentin kur shkoni  për vizitë tek mjeku, ndërsa në rastet e tjera mund të jetë më i lartë. Bëhet fjalë për një problem serioz dhe të rrezikshëm, duke qenë se nuk merret shumë seriozisht dhe shpesh mund të shkaktojë probleme të rënda të shëndetit.

Studiuesit e Universitetit të Kebek-ut në Kanada kanë matur presionin e gjakut për 3547 punonjës në një kompani, për tre vite çdo mëngjes gjatë orarit të punës. Në fund u pa se 18,7% e vullnetarëve vuanin nga tensioni i lartë, ndërsa 13,5% vuanin nga hipertensioni i fshehur dhe nuk merrnin asnjë lloj kure.

Kur mjekët analizuan faktorët e riskut si, stresi, duhan pirja  dhe indeksi i masës trupore, tek personat që vuanin nga hipertensioni i fshehtë vunë re se veç këtyre elementëve ndikonte edhe qëndrimi për një kohë shumë të gjatë ulur në tavolinën e zyrës./abcnews.al