Himarë/ Sherr mes dy personave për motive të dobëta, përfundon në spital me dëmtime në kokë 55-vjeçari

schedule17:52 - 8 Qershor, 2023

schedule 17:52 - 8 Qershor, 2023

Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta në Himarë. 23- vjeçari ka goditur me grushte duke e dëmtuar rëndë 55-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi, 23 vjeç, ka goditur me grushte, duke e dëmtuar rëndë në kokë, shtetasin  55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!