Një 33-vjeçar është dëmtuar duke lundruar me Jet Ski, së bashku me vëllain e tij.
33-vjeçari po lundronte jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve.
Dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit./abcnews.al