Himara, zgjedhje në sezon/ Minxhozi: Çështja Beleri i ka kaluar të gjitha fazat. Folën gjykatat

schedule18:24 - 5 Korrik, 2024

schedule 18:24 - 5 Korrik, 2024

Brenda së njëjtës ditë kur Belerit iu hoq mandati si kryetar, Presidenti Bajram Begaj shpalli 4 gushtin 2024 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri.

Analisti Skënder Minxhozi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Special Report” në ABC News, u shpreh se çështja Beleri i ka kaluar të gjitha fazat, ndërsa shtoi se kanë folur gjykatat.

“Nuk prisja shtyrje të këtij procesi. Çështja Beleri , janë ezauruar të gjithë instancat, është konsumuar dhe një sasi e madhe diplomatike, retorike dhe politike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Këtë rrafsh kohor e ka përcaktuar gjykimi. Ne e dimë që gjykim është i formës së prerë kur kalon në Apel. Nuk ka asnjë hapësirë për të diskutuar.

Opozita ka qenë e papërgatitur që kur vendosi Belerin kandidat në Himarë. Siç e kam shprehur, unë kam, pasur dhe kam bindjen që ky emër u fut mes dy shteteve për të krijuar një krizë të rënë diplomatike.”, u shpreh ai.

/abcnews.al