“Himara, opozita figurë të shëmtuar anti-kombëtare”/ Brizida Gjikondi: Tavo, kandidaturë e shqiptarëve

schedule17:44 - 11 Korrik, 2024

schedule 17:44 - 11 Korrik, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se opozita ka treguar një figurë të shëmtuar dhe anti-kombëtare në Himarë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Vangjel Tavo, është kandidaturë e shqiptarëve dhe do t’i fitojë zgjedhjet e pjesshme më 4 gusht.

“Opozita shqiptare, sidomos tani që janë zgjedhjet në Himarë, është përpara një panorame të shëmtuar anti-kombëtare. Të shikosh sesi kjo opozitë, është në krah të frymëzuesve të VorioEpirit të famshëm, që gjithmonë kanë cënuar kufirin e Shqipërisë, moralin tonë kombëtar, stabilitetin tonë kombëtar, kjo i thotë të gjitha për këtë lloj opozite. Pavarësisht se është një opozitë si telenovelë, kur shikon që në Himarë, janë në krah të rrymës ekstremiste greke, e cila gjithmonë ka synuar të marrë jugun e Shqipërisë, ti e kupton që ajo vetëm opozitë në të mirë të kombit shqiptar nuk është. Unë, është për të qeshur, kishte bërë status në facebook. Thoshte që kam eksperiencë në kulinari. Ka qenë personazh që ka lëvizur në shumë shoqata, në shumë ekstreme, gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë. Kam përshtypjen që është egoist. Më shumë është politizuar, nga të dyja krahët, edhe Rama po ndjek rrugën e Greqisë, ka zgjedhur figurë pro greke si Vangjel Tavo, që unifikon, jo hedh shkarpa zjarrit, siç është Gjikuria. Himara prodhon më shumë politikë sesa mund të përtypë. Mendoj shumë që kandidatura e shqiptarëve dhe e Shqipërisë zoti Tavo, patjtetër të fitojë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!