Ish-kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka arritur të mbledhë dy milionë dollarë për fushatën e kandidatit Joe Biden gjatë një konference të organizuar me aplikacionin “Zoom”.
Hillary Clinton e organizoi këtë konferencë përmes aplikacionit të famshëm, ndërsa zyrtarët e Partisë Demokratike thanë se shuma e përgjithshme prej 60.5 milionë dollarëve ishte më e madhja që është mbledhur në një organizim të vetëm kur kandidati nuk ka qenë i pranishëm.
Fondet e mbledhura për kandidatin e Partisë Demokratike iu afrohen shumës prej 61.7 milionë dollarëve që janë mbledhur këtë muaj nga Komiteti Kombëtar Republikan për Donald Trump-in.
Kjo po vlerësohet si një arritje e madhe për fushatën e ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, kur politikanët po detyrohen të bëjnë fushatë nga largësia përmes organizimeve në internet apo përmes intervistave në televizione./abcnews.al