Hillary Clinton, e cila u përball me Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është parë pranë ndërtesës së Gjykatës Penale të Manhatanit. Ajo është fotografuar e buzëqeshur ndërsa pranë kishte edhe një pankartë ku thuhej: “Mbylleni atë”, duke iu referuar arrestimit të Trump.
Donald Trump do të paraqitet në një gjykatë në Manhattan nën akuzën se ka paguar një aktore pornografike për të heshtur përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Çështja fokusohet në një pagesë prej 130,000 dollarësh që dyshohet se i është bërë Stormy Daniels gjatë ditëve të fundit të fushatës së tij presidenciale.
Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, pretendon se ka pasur një lidhje me Trump në vitin 2006, gjë që ish-presidenti amerikan e mohon. Në vitin 2016, kur ai po kandidonte për president, ajo kërcënoi se do t’ia shiste historinë e saj shtypit. Avokati i atëhershëm i Trump, Michael Cohen i pagoi asaj shumën e parave për të heshtur.
/abcnews.al