Hillary Clinton: Faqe e re për Amerikën, biletë që shkruan historinë

schedule18:32 - 7 Nëntor, 2020

schedule 18:32 - 7 Nëntor, 2020

Ish-sekretarja e shtetit amerikan, Hillary Clinton ka reaguar pas triumfit të Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Përmes një postimi në Twitter, Clinton shkruan se votuesit kanë folur dhe kanë zgjedhur të preferuarit e tyre.

Sipas saj,  kjo është një “biletë” që do ta shkruaj historinë për SHBA-të dhe një refuzim për Trumpin.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden dhe Kamala Harris të jenë presidenti dhe nënpresidenti ynë i ardhshëm. Është një biletë historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku”, ka shkruar ajo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!