Juventusi po tenton të transferojë me parametra zero anësorin Angel Di Maria, por ka një ngërç në lidhje me kontratën.
Argjentinasi do marrëveshje për një vit, kurse bardhezinjtë për të përfituar nga Dekreti i Rritjes duhet të nënshkruajnë për dy vite.
Klubi nga Torino nuk përfiton ulje nga taksat nëse lojtari nuk qëndron për dy vite fiskale. Gjithsesi te Juventusi e kanë një zgjidhje.
Ata propozojnë kontratë 2-vjeccare dhe më pas Di Maria mund të largohet pas 13 muajsh, pasi të ketë hyrë në vitin e dytë fiskal. / abcnews.al