Pasojat e humbjes ndaj Prishtinës në javën e kaluar ndihen akoma te Ballkani. Skuadra e Ismet Munishit luajti sot ndeshjen e prapambetur të javës së 12-të ndaj Gjilanit dhe e humbi me shifrat e thella 0-4.
Bylbyl Sokoli, i sapoardhur në krye të stolit të Gjilanit vjen me këmbë të mbarë dhe e nis me një fitore të madhe ndaj vendit të dytë në renditjen e përgjithshme.
I jashtëzakonshëm Ardit Hila. Elbasanasi udhëhoqi skuadrën e tij drejt triumfit me një tripletë, ndërsa golin tjetër e shënoi Nikac. Ballkani u mundua të reagonte me Dakun në disa momente, por pa arritur të shënojë dhe të tentojë kthimin e ndeshjes.
Në fund kishte edhe tensione dhe Mevlan Zeka i Ballkanit u ndëshkua me karton të kuq. Një minutë më pas skuadrat u barazuan në lojtarë, pasi braziliani Jackson u ndëshkua për Gjilanin.
Me këtë humbje Ballkani humb terren në luftën për titullin kampion ndaj Dritës. Skuadra nga Suhareka renditet e dyta me dy pike më pak se Drita, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë Gjilani ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 29 pikëve. /abcnews.al
IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 12 (e prapambetur)
E shtunë, më 19 dhjetor 2020, ora 12:30
Ballkani-Gjilani 0-3
Shënues: Hila 13’, 44’, 81′, Nikac 56’

