Higuain u zhbllokua me një eurogol, Interi Miami i sjell vëllanë shok skuadre

schedule10:39 - 11 Tetor, 2020

schedule 10:39 - 11 Tetor, 2020

Gonzalo Higuain gjeti golin e parë me Inter Miami në sfidën e datës 8 tetor. Bomberi argjentinas ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi në minutat e fundit të ndeshjes dhe goli i tij i dhuroi Interit triumfin 1-2 në fushën e New York Red Bulls.

Mbrëmjen e kaluar u siguruan tre pikë të tjera në kampionat. Inter mposhti 1-0 në shtëpi Houston Dynamo falë goli të Morgan nga pika e penalltisë. Moment i mirë teksa “El Pipita” ka marrë një lajm fantastik nga merkato.

Drejtuesit e klubit të elitës së futbollit amerikan (MLS), kanë arritur akordin me Federico Higuain, vëllanë e sulmuesit të njohur. 35-vjeçari aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe vjen nga DC United, ekip ku ka shënuar 2 gola këtë sezon.

Federico ka provuar një aventurë me Besiktas në futbollin evropian, teksa vitet e tjera të karrierës i ka kaluar mes Argjentinës, Meksikës dhe SHBA. Tani do të ketë shansin të luajë në një skuadër me vëllanë e tij dhe drejtuesit e Interi shpresojnë që kjo gjë të sjellë sa më shumë… gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!