Higuain pranë Romës

schedule22:59 - 20 Korrik, 2019

schedule 22:59 - 20 Korrik, 2019

Skuadra e Juventusit nuk e ka në plane për sezonin e ardhshëm sulmuesin Gonzalo Higuain. Destinacioni i radhës i argjentinasit pritet të jetë Roma.

Bomberi argjentinas, Gonzalo Higuain është gjithnjë e më larg skuadrës së Juventusit. Bardhezinjtë njfotuan se i kanë hequr futbollistit numrin 9 që mbante në fanellë.

Një sinjal i qartë se ish-futbollisti i Chelsea-t do të largohet nga Zonja e Vjetër pas përfundimit të turit përgatitor në Singapor. El Pipita nuk është ne planet e Juventusit që kërkon ta sistemojë diku tjetër.

Roma konsiderohet si destinacioni më i mundshëm i Higuain, por fillimisht argjentinasi duhet të heqë dorë nga paga prej 6.5 milionë euro në sezon që përfiton tek Juventus.

Verdhekutë janë të gatshëm t’i ofrojnë Higuainit jo më shumë se 4.5 milionë euro në sezon dhe një kontratë deri në vititn 2023. Sipas mediave italiane, Roma ka gati një strategji për ta bindur sa më shpejt të jetë e mundur bomberin argjentinas për të zbarkuar në “Olimpico”. T’i ofrojë Higuainit shiritin e kapitenit.

Roma ka një marrëveshje me Juventusin dhe tashmë po punohet për të bindur agjentin e futbollistit që është njëkohësisht edhe vëllai i Gonzalo Higuain. Kujtojmë që vëllai i El Pipitas pati deklaroi disa muaj më parë se Higuain do të qëndrojë tek Juventus ose do të largohet në ndonjë kampionat tjetër.

Por mungesa e ofertave nga klubet e ndryshme europiane përtej Italisë do të ndikojë jo pak në të ardhmen e sulmuesit të Juventusit./ABC News Albania 24/7