Higuain kërkon triumfin në Derbi: E rëndësishme të fitojmë

schedule16:54 - 18 Tetor, 2018

schedule 16:54 - 18 Tetor, 2018

Gonzalo Higuain do të luajë për herë të parë derbin e Madoninës këtë të dielë. Sulmuesi argjentinas kërkon fitoren duke lënë në plan të dytë anën personale, që të shënojë gola.

Derbi i Milanos që do të luhet të dielën, do të jetë një debutim për shumë lojtarë. Gonzalo Higuain i cili luan në Serinë A prej 2013 do të provojë për herë të parë këtë emocion. Këtë ndjenjë sulmuesi argjentinas kërkon ta kthejë në dëshirë për të fituar me Milan.

Gonzalo Higuain: “Synimi është që të arrijmë sukses në këtë derbi, ky është objektivi i të gjithëve në ekip. Shpresojmë që të fitojmë, të marrim 3 pikët se është e rëndësishme për të ardhmen. E rëndësishme është të fitojmë dhe pastaj se kush do të shënojë”.

Sezonin e kaluar Inter fitoi në kampionat një takim, një tjetër përfundoi në barazim, ndërsa Milan e eliminoi nga kupa e Italisë. Zikalëtrit janë më mirë në renditje, pasi janë në vendin e tretë, ndërsa kuqezinjtë në të dhjetin edhe pse diferenca është vetëm 4 pikë. Interesimi është si gjithnjë i lartë me biletat që janë mbaruar prej kohësh./abcnews.al