Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e shkallës së parë të Tropojës. Kjo u zhvillua një dhomë këshillimi për çështjen e hidrocentraleve në Tropojë. Vendimi i Apelit do të thotë qe do të vijojë puna për ndërtimit e hidrocentraleve atje. Janë dy HEC-e aktualisht dhe tre të tjera në proces sipas banorëve. Ata thonë se firmat që ka mbledhur kompania janë të falsifikuara. Dy prej atyre që kanë firmat kanë vdekur që në vitin 2000. Banorët thanë se do ketë revolta nga ana e banorëve të Tropojës për moslejimin e hidrocentraleve. Ata gjithashtu u thanë gazetarëve se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore të 2019-ës. Banorëve do ta ndjekin çështjen në gjykatën e lartë. /abcnews.al
Hidrocentralet në Tropojë, Apeli i Shkodrës lë në fuqi vendimin e Gjykatës
schedule12:31 - 4 Dhjetor, 2018
schedule 12:31 - 4 Dhjetor, 2018