Shtatë persona janë arrestuar nga policia pasi akuzohen se hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara. Në pranga janë vënë A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese në Librazhd, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan. I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.
Sipas policisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit për kapjen e tyre u sekuestruan në cilësinë e provave materiale 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete, të cilat i kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”. Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 7 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd, R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan. I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.
Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim“, njofton policia./mv.abcnews.al