Është hedhur shorti i Kampionatit Europian i Minifutbollit, i cili do të mbahet në Sllovaki. Ky short ka rezervuar sfida interesante, ku pjesë e tyre është edhe Shqipëria.
Përfaqësuesja jonë me kapiten, Fatmir Hysenbelliun, ka rënë në një grup të fortë, ku do të ketë përballë Rumanin, Spanjën dhe Azerbajxhanin.
Në këtë kompeticion do të garojnë 24 skuadra dhe të gjitha kanë për qëllim të dalin triumfues.
/f.a/abcnews.al